27 Korrik, 2021

Liberta Spahiu mahnit me linjat trupore, pozon “topless” nga pushimet në Greqi


Prezantuesja Liberta Spahiu po shijon disa ditë pushimi në ishullin Mykonos të Greqisë.

liberta spahiu (1)

36-vjeçarja vendosi të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe, në të cilat shfaqet mjaft seksi.

liberta spahiu (8)

Liberta vendosi të pozojë me kurriz nga kamera dhe gjysmë e zhveshur, duke treguar linjat perfekte trupore, që shumë vajza do t’i dëshironin.

liberta spahiu (5)

Më herët, Spahiu ka treguar që kujdeset për trupin e saj jo vetëm duke u ushqyer shëndetshëm, por edhe duke u stërvitur.

liberta spahiu (6)

Në njërën foto, ajo tregoi edhe të pasmet e formësuara, teksa qëndronte e shtrirë buzë pishinës.

liberta spahiu (11)

Këtu shkon fjalia… ku rafsha, mos u vrafsha”, mbishkroi postimin prezantuesja e njohur.

liberta spahiu (10)

Liberta është shquar për paraqitjen plot stil, për të cilën ndjekësit në rrjete sociale e komplimentojnë herë pas here.

liberta spahiu (9)

Edhe pse nuk dëshiron të flasë për jetën private, gjatë bisedave virtuale Spahiu zbuloi se nuk është beqare, por nuk tregoi asnjë detaj për lidhjen e saj.

liberta spahiu (3)

Gjithashtu, ajo pranoi se është një partnere shumë xheloze, ndërsa në lidhje me ndërhyrjet estetike, prezantuesja sqaroi një herë e mirë se buzët e saj janë natyrale.

liberta spahiu (2) liberta spahiu (4)

© Panoramaplus.al