Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në tregun mediatik, por edhe në shtypin rozë. Pasi lançoi disa kën gë të reja, këngëtarja kosovare nuk kishte sesi mos të përflitej për jetën e saj private, shumë e diskutuar vitet e fundit.

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare.

Por deri më tani, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit. Ditë më parë, “provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga Çmimi i Madh i Austrisë në Formula 1. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë Ferrari, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore.

Por veç dashurisë së re, Era ka një agjendë të ngjeshur edhe me koncertet e saj, kryesisht në bregdetin shqiptar. Vetëm pak ditë më parë, ajo ka qenë e ftuar për të kënduar në një nga clubet më në zë në vendin tonë. Ndonëse për performancën e saj nuk spikati, artistja sigurisht që spikati me kërcimin seksi, por edhe me këtë mini performancë, që duhet thënë elektrizoi të ftuarit më shumë se muzika e saj.

Era kishte zgjedhur një fustan tejet të shkurtër në ngjyrë gri metalizatto. E duket se duke performuar, ajo ka zbuluar më shumë sesa duhet, si shihet edhe në foto, Erës, gjatë kërcimit i duken qartazi të brendshmet, duke zbuluar kështu pjesët intime. Natyrisht që një pamje e tij nuk kishte sesi t’u shpëtonte syve të publikut.
Era Istrefi, e cila u rikthye në tregun muzikor pas një pause 2-vjeçare duke bërë shumë zhurmë, ka folur si rrallë herë në lidhje me jetën personale. Gjatë intervistës për “Më Lër të Flas”, pasi foli për karrierën dhe suksesin në fushën e muzikës, Era u përgjigj edhe për jetën e saj romantike.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”, tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha: “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”.

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie”.
Por duket se tashmë statusi i saj ka ndryshuar, megjithatë jo tendenca e këngëtares për të ardhur gjithnjë provokuese. Sakaq ajo ka rrëfyer fillimet në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja sqaroi edhe arsyet e pausës së gjatë nga muzika.

“Tregu ndërkombëtar aq sa është i veçantë, i mirë është edhe sfidues sepse është i madh shumë. Domethënë në tregun shqiptar dallimi është që ti mund të lançosh këngë çdo javë nëse do. Në tregun ndërkombëtar merr më shumë kohë, rrjeti është më i gjerë. Gjithashtu edhe kontratat e bëjnë më të vështirë për artistin për të publikuar këngë më shpesh ose të zgjedhë këngët që do të publikojë. Të jetë origjinal… Më mori pak kohë pausa që bëra pikërisht doja të rregulloja këtë punë, të ndaj tregun shqiptar nga tregu ndërkombëtar. Që të mund të jem e lirë në muzikën shqipe dhe të vazhdoj edhe në tregun ndërkombëtar në metodat e veta”, tha ajo.

E teksa në tregun muzikor është një hap më larg, ajo është rikthyer fuqishëm në skenat shqiptare. Vera do të jetë një periudhë e ngarkuar për të, ku paralelisht me këngët e reja që po përgatit, artistja është e pronotuar thuajse gjithë sezonin, për të kënduar në clube të ndryshme. E jemi të sigurt, që poza të tilla nuk do të mungojnë nga Era, e cila sensualitetin dhe lëvizjet provokuese i ka një armë të fortë në performancat e saj.












