17 Shtator, 2019

“Let’s get married”, Era Istrefi do të bashkëpunojë me partnerin e reperes së famshme


Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, po korr sukses edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Pas bashkëpunimit me reperin Rus, Sayonara Boy, Era tashmë ka gati duetin e radhës.

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Era ka zbuluar për fansat e saj se ditën e premte do të publikojë këngën më të re.

Përveçse ka treguar datën e hedhjes në treg të këngës, ajo gjithashtu njofton se do të vijë në bashkëpunim me emra shumë të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset.

“Let’s get married” është titulli i këngës dhe fansat e Istregit mezi po presin që ta dëgjojnë dhe të shohin klipin.

Ndërkohë kujtojmë se Offset është i njohur në të gjithë botën edhe për shkak të marrëdhënies së tij me reperen, Cardi B. Ata kanë edhe një vogëlushe të quajtur Kulture.

© Panoramaplus.al