7 Gusht, 2019

Ledri Vula sjell super bashkëpunimin me mikun e tij të ngushtë (VIDEO)


Reperi i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula, ka zbuluar së fundmi një surprizë që po përgatit për fansat e tij të shumtë.

Në profilin e tij në “Instagram”, Ledri ka publikuar një video të shkurtër ku zbulon se do të sjellës së shpejti një bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu.

Reperi nuk ka zbuluar se cili është titulli i këngës së re dhe data e publikimit, por me siguri që fansat mezi po e presin që të dalë në tregun muzikor.

 

View this post on Instagram

 

@ermal.fejzullahu ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on


“Seni qe pom pelqen mas shumti o ka vjen ?? @ledrivula”, ka komentuar Ermali në postimin e mikut të tij.

© Panoramaplus.al