Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula, feston sot 33-vjetorin e lindjes. Ai prej disa vitesh është pjesë e pandarë e skenës muzikore shqiptare.

Përpos talentit, reperi ka rënë gjithmonë në sy edhe për pamjen e tij. Pak më parë, Ledri ka publikuar në “Instagram” një foto të tij, ku bashkëngjitur me të shkruan: “33”.

Ai shfaqet seksi i veshur me këmishë të bardhë. Si çdo postim tjetër i Ledrit, edhe kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit dhe miqtë e tij nuk kanë ngurruar që ta urojnë për ditëlindje.


