17 Gusht, 2022

Ledri Vula “e bën rrugë!” Reperi pikas fansen meksikane me të dashurin në koncert: Ai është tr*p… (VIDEO)


Në koncertet e Ledri Vulës gjithmonë është një ndodhi ndryshe.

Reperi ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të kaluar nga njëri hit tek tjetri duke bashkëbiseduar me fansat.

Së fundmi, teksa po bëhej gati të performonte bashkëpunimin me Butën “Merri merri” ka pikasur një fanse të huaj në mes të turmës. E reja e quajtur Marlen me origjinë meksikane, dinte çdo tekst të këngëve të Ledrit.

Sigurisht ky detaj nuk i shpëtoi syrit të reperit i cili zhvilloi një bisedë me fansen. Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë viral në rrjet.

Në video dëgjohet të thuhet:

Ledri: Nga je?

Fansa: Meksikë.

Ledri: Ke ardhur nga Meksika në Kosovë?! E pashë që mi dije tekstet, ke shokë shqiptarë?

Fansja: I dashuri im është shqiptar. Ai është trapi më “hot” këtu.

Ledri: A e din pse është ashtu, sepse kur u lidh me ty të tha përveç zemrës krejt t’i fali.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ledri Vula në prezantim të “Merri merri” bashkëbisedon me një fanse. Më herët u bë viral një moment ku reperi “flirtonte” me fansen.

Gjatë videos dëgjohej fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”. Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjoheshin fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Por Ledri habiti me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përvecc zemrës të gjitha t’i fal”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

© Panoramaplus.al