14 Dhjetor, 2020

Ledri Vula bëhet baba për herë të parë, Sara Hoxha mirëpret në jetë vajzën


Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë bërë prindër për herë të parë.

Burime pranë gazetës ‘Express’, raportuan se këngëtari dhe blogerja mirëpritën në jetë vajzën e tyre ditën e sotme (14 dhjetor).

Ndërkohë cifti, që bënë publike lidhjen e tyre gjatë karantinës pas muajsh thashetheme, ende nuk kanë reaguar në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, ata udhëtuan drejt Gjermanisë për të mirëpritur atje vajzën e tyre.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al