Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Ledjana ka folur për marrëdhënien e saj me Mevlanin, duke u shprehur se nuk do të donte një ballafaqim me të në këto momente, por la të hapur mundësinë që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen.

Teksa u ndal te Antonela, Ledjana tha në emisionin “Shqipëria Live” se pasi dëgjoi një intervistë të saj ku kishte thënë se mund të bëheshin mikesha, i dërgoi një mesazh me faqen e saj ku i ofronte që të takoheshin për të pirë kafe, por më pas e fshiu.
Ndër të tjera, Ledjana tha se ka marrë oferta për tu bërë pjesë e ekranit dhe së shpejti do e shohim me emisionin e saj televiziv që do t’i dedikohet palestrës, dietës, ushtrimeve, pra mënyrës për të mbajtur trupin në formë.
“Në disa televizione kam pasur ftesa duke qenë se e kam paraqitur dhe idenë që kam për një emision timin dhe deri diku është aprovuar, por për shkak të angazhimeve të shumta e kam lënë pak pas dore, por shpresoj t’i rikthehem fuqishëm. Më pëlqen shumë fitness, palestra, do më pëlqente shumë një emision i tillë”, tha Ledjana.
© Panoramaplus.al
