25 Korrik, 2021

Ledina Çelo surprizon se për herë të parë shfaqet me gjoks të bëshëm, dyshime për operacione plastike


Këngëtarja, e cila ka bërë hisori në muzikën e lehtë shqiptare që në fillimet e saj pas viteve ‘90-të, duket se tani po bën zhurmë më të madhe se karrira e saj, me fotot seksi që publikon vazhdimisht në rrjete sociale.

ledina celo (2)

Ledina Çelo, e larguar tashmë nga skena shqiptare prej vitesh edhe për shkak se ka krijuar familje në Gjermani me ish-kampionin e kickboksit, Naim Kabashi, duket se ka vazhdimisht nevojë për vëmendje, ajo është mësuar të jetë në sy të njerëzve.

ledina celo2

Dhe fotot seksi janë mënyra më e mirë për ta marrë këtë vemendje, foto të cilat Ledina, sot nënë e dy fëmijëve dhe 44 vjeç, nuk i kursen aspak.

Artistja tregon me anë të postimeve të saj se bën jetën që ka ëndërruar. Ka një familje të bukur, jeton mirë dhe bën pushime të shtrenjta.

ledina celo (3)

Gjithashtu duhet konsideruar me fat, sepse vitet për të kanë mbetur thjesht një numër dhe Ledina vijon të jetë një seks bombë e vërtetë, madje ky është komenti më i shpeshtë dhe më klasik që ajo merr nga adhuruesit dhe ndjekësit e saj.

ledina celo

Ledina nuk kursen asgjë në fotot e publikuara, në bikini dhe rrobabanjo, të cilat nuk i lënë pothuajse asgjë imagjinatës. Aty mund të shohësh një trup me forma të përkryera, të cilat për hir të së vërtetës në fotot e fundit të artistes duken paksa më ndryshe.

ledina celo2

Nëse do të bënim një krahasim me fotot në bikini të publikuara më parë, do të vëmë re disa ndryshime. Duke filluar nga fundshpina, pjesa që mori komentet më të shumta në kohën kur Ledina rreth 5 vite më parë, prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH.

ledina celo4

Edhe pse këngëtarja u justifikua në intervista se ai fustan nuk ishte aq transparent, por fotoja u bë me blic, në fakt askush nuk komentoi më përformancën e Ledinës në skenë si prezantuese, por format e saj, të cilat dukeshin fare lehtë nga fustani i zi transparent.

ledina celo5

Ndërkohë, si foto e 5 viteve më parë, e papapërpunuar, ne na ndihmon që të krahasojmë fundshinën e saj në atë kohë me këtë që ka sot. Duhet thënë se tashmë format e saj janë akoma më të bukura dhe nuk e dimë nëse është fuqia e ushtrimeve fizike, kirugjisë plastike apo fotoshopit.

ledina celo3

E njëjtja gjë duhet thënë edhe për gjoksin. Meqë Ledina nuk i ka kursyer asnjëherë fotot në bikini, krahasimi është i lehtë. Në fotot e fundit, gjoksi i Ledinës është më i bollshëm se ai në fotot e kaluara.

ledina celo1

Përsëri edhe këtu nuk e dimë se kujt i atribuohet ky ndryshim, i cili pa dyshim është estetikisht shumë më i bukur. Me siguri, të gjitha këto dilema mund të mbeten të pasqaruara, sepse artistët asnjëherë nuk pëlqejnë të flasin hapur për këto tema dhe sinqeriteti i tyre edhe kur vendosin të flasin, duhet marrë me shumë rezerva.

ledina celo

E megjithatë, duhet thënë se Ledina ka një trup fantastik, për të cilin ajo ka thënë se kujdeset pasi pëlqen sportet, dikur madje është marrë me atletikë dhe i pëlqen të kërcejë.

ledina celo (13)

Gjithashtu kujdeset edhe për ushqimin. Edhe për jetën e saj luksoze, ka pasur mjaft kuriozitet. Madje, fëmijët e “Piter Pan” e kanë pyetur direkt se ku i gjen lekët për të bërë jetë aq luksoze.

ledina celo (7)

“Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë”, tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë.

/Panoramaplus.al

ledina celo (6)

ledina celo

ledina celo1

ledina celo (4)

ledina celo (5)

ledina 3

© Panoramaplus.al