Që në daljen e saj të parë në skenë, këngëtarja e dashur për publikun, Ledina Çelo, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me talentin por edhe me pamjen e bukurinë e saj.

Prej kohësh jeton në Gjermani dhe është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto e video nga jeta private.

Sot Ledina ka kujtuar ditëlindjen e nënës së ndjerë. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka postuar një foto të nënës, ku duket qartë sesa i ngjan këngëtarja asaj.

“Më mungon… Urime ditëlindjen nënë! Shpresoj të të shoh një ditë!”, ka shkruar Ledina pranë fotos që u pëlqye shumë nga të fansat.


