16 Nëntor, 2022

Ledina Çelo merr dhuratën luksoze nga bashkëshorti, sa kushton makina e re e këngëtares


Ledina Çelo ka marrë një super dhuratë nga bashkëshorti i saj.

Këngëtarja është bërë me një Porsche 911 Carrera që kushton 120 mijë dollarë. Momentin ku ajo zbulon makinën e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. “Një surprizë nga bashkëshorti, hajde t’më kapësh mua tani”, shkruan ajo.

View this post on Instagram

 

A post shared by LEDINA CELO (@ledinacelo)

Kujtojmë që këngëtarja, ndonëse nuk ka qenë aktive në muzikë prej shumë vitesh, merr gjithmonë vëmendjen me fotografitë provokuese që ndan në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LEDINA CELO (@ledinacelo)

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo e cila prej vitesh tashmë jeton me familjen e saj në Gjermani, vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën e saj.

Ledina e cila është edhe goxha aktive në rrjetet sociale teksa poston fotot ku duket e kurar deri në detaj, së fundmi ka treguar se mosha është në të vërtetë veç një numër për të.

Ajo ka dy fëmijë dhe poston shpesh foto me ta.

ledina celo (6)

Martesa me kickbokserin kosovar Naim Kabashi dhe bashkëjetesa me këtë sportist me emër e ka bërë t’i përkushtohet shumë vetes.

ledina celo (7)

© Panoramaplus.al