5 Nëntor, 2022

“Le të themi se ishte një kohë shumë e turbullt”/ Flet Sylvester Stallone për ndarjen e përkohshme nga partnerja e tij


Ata bënë bujë të madhe në rrjet fillimisht me lajmin se do të divorcoheshin pas 25 viteve martesë dhe më pas me njoftimin e papritur se e kishin anulluar ndarjen.

Bëhet  fjalë për Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin. Aktori i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në “Synday Times”, ku ka folur rreth kësaj çështje.

Vendimin për t’u ndarë dhe më pas bashkimin pas një muaji, Stallone e konsideroi si një periudhë të trazuar në jetën e tij. “Le të themi se ishte një kohë shumë e turbullt. E kuptova sërish se gjëja më e vlefshme në botë është dashuria për familjen.

Janë shumë të lumtur”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin - Info24 TV News

Ajo ka përparësi ndaj punës sime dhe ky ishte një mësim i vështirë”, shtoi aktori. Ishte Flavin ajo që paraqiti kërkesën për divorc gushtin që lamë pas. Dyshja u shprehën se problemet e tyre do t’i zgjidhnin privatisht. E teksa pritej të zhvillohej seanca gjyqësore, çifti një muaj më pas ranë dakort ta provonin përsëri, duke ndarë lajmin e mirë se ishin pajtuar.

Kujtojmë  se Sylvester Stallone ka pesë fëmijë. Djemtë Sage dhe Seargeoh nga martesa e tij e parë me aktoren Sasha Czack. Më pas ai ka edhe vajzat Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 me Jennifer Flavin.

 

 

© Panoramaplus.al