18 Mars, 2020

“Le të bëjnë dashuri sa të duan”- Babai i Klajdi Harunit nxjerr zbuluar të birin dhe Anxhela Peristerin. Këngëtarja: Më recitonte poezi përmes telefonit


 

Asnjë nuk e dinte që Klajdi Haruni dhe Anxhela Peristeri janë njohur që në fëmijëri.

Madje kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin pasi ishin në një shkollë dhe flisnin në telefon gjatë gjithë kohës.

“Kemi qenë shumë të vegjël kur ka nisur miqësia mes nesh. Ishim në një shkollë bashkë. Klajdi nuk po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon nga shpia,”– rrëfeu këngëtarja ndërsa ishte në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5” së bashku me Klajdin.

Por këngëtari i njohur ishte i rrethuar nga familja e tij gjatë bisedës telefonike dhe i ati mes batuatave dhe humorit rrëfeu detaje nga marrëdhënia e tyre.

“Të kujtohet Anxhela…Një muaj na erdhi telefoni 320 mijë lekë, i thashë nënës së Anxhelës: Telefonin e paguaj unë, ata le të bëjnë dashuri sa të duan në telefon. Atëherë nuk kishte nga këto, ashtu bëhej dashuria nga telefoni,”- u shpreh babai i Kladit.

Ndërsa këngëtari duke qeshur tha: Na i tha babi të tëra, mos e vrit mendjen.

“Mos merrni asgjë serioze, por pagesën e telefonit unë e bëra,”- shtoi babai i tij.

Ndërkohë Anxhela tregoi edhe arsyen përse telefonatat e tyre zgjasnin aq shumë.

Ajo rrëfeu se Klajdi shkruante poezi dhe ia recitonte në telefon.

“Klajdi është më i vogël se unë dhe shkruante poezi. Më merrte në telefon dhe mi recitonte ndaj shkoi telefoni aq shumë. Nuk i kujtoj dot tani. Kemi qenë në shkollë fillore,”- tha këngëtarja.

© Panoramaplus.al