Tolga Sayisman dhe Almeda Abazi mbeten një ndër çiftet më të ndjekura në “showbizz”-in turk. Mediat shpesh shkruajnë artikuj për jetën e tyre private, por edhe profesionale.

E ndërsa shpesh në shkrime flasin për sukseset e Tolgës në serialet turke, këtë herë “Haber” u ka dedikuar një shkrim të dyve, duke folur për karrierën e aktores shqiptare.
Pasi shkrimi përshkruan për festën e famshme ku ky çift ishin të ftuar, ata nuk kanë ngurruar të thonë se aktorja ishte larguar nga ekrani për shkak të burrit të saj.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i yllit turk, duke u shprehur se nuk duhet ta përfshijnë në këtë histori, duke drejtuar akuza drejt tij.

“Nuk është faji im, mos më përfshini mua”, ka thënë ai për mediat turke, duke vijuar se bashkëshortja e tij i ka marrë vetë vendimet për karrierën e saj. Vetë bukuroshja shqiptare është shprehur se pas martesës, është tërhequr.

“Unë kisha disa projekte në ekran, pastaj u martova dhe vendosa të tërhiqesha”, më tej, ajo foli edhe për fëmijët: “Efehan është me të vërtetë shumë fëmijë i lëvizshëm. Ai na lodh pak. Në fakt, unë dhe Tolga ishim të dy të urtë në fëmijërinë tonë, por Efe është jashtëzakonisht aktiv. Shtatzënia ime me Efen ishte shumë e lehtë, por jo aq me Alinën. Kishte një pandemi, nuk mund të dilja as nga shtëpia. Efe ishte shumë i vogël. Ndjeva shumë të vjella. Isha vazhdimisht në shtrat”.

Vetë Almeda është shprehur se vendimi ka qenë i saj dhe Tolga nuk ka ndikuar aspak, ndaj mediat duhet të ndalojnë së pyeturi rreth kësaj teme. Mesa duket, kjo temë është shndërruar në një problem për këtë dyshe, pasi shpesh pyeten rreth rikthimit të Almedës në ekran dhe për rolin që ka partneri i saj në këtë vendim.

Edhe më herët në intervistat e tij, Tolga është pyetur nëse do të kishte një rikthim të gruas së tij në ekran, apo nëse i “trembej” konkurrencës nga Almeda. Mesa duket, aktori i famshëm ka reaguar i bezdisur nga pyetjet e shpeshta që i bëjnë edhe në rrjetet sociale.
Sipas tij, si shkëputja, ashtu edhe rikthimi është një çështje për të cilën vendos vetë Almeda, pa ndikimin e tij.






