Me rastin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë të shumtë të famshmit shqiptarë që kanë uruar për festën kombëtare.
Një ndër to ishte edhe këngëtarja e famshme Era Istrefi, e cila zgjodhi për të uruar një foto ku shfaqej së bashku me motrën, Norën teksa bënin me duar shqiponjën.

Motrat ndodhen në Athinë dhe nga atje kanë vendosur të bëjnë foton që në rrjete sociale po konsiderohet si provokim ndaj Greqisë.
Ndaj kësaj fotografie kanë reaguar menjëherë fansat grekë, duke shpërthyer në ofendime ndaj këngëtares shqiptare.

“Je shumë budallaçkë, largohu menjëherë nga vendi im. Do të humbasësh shumë ndjekës… budallaçkë”- ishte një tjetër koment.
“Ti nuk mund ta bësh këtë në Athinë është mungesë respekti” – shkruan dikush. “Ti po nënvlerëson një vend që po të mirëpret dhe të kesh turp” – komenton dikush tjetër.

Por nga ana tjetër kishte edhe shumë fansa që e mbështesnin Erën dhe u kapën me faktin se nuk kishte aspak rëndësi vendi ku ishte nëse po uronte vendin e saj në një ditë kaq të rëndësishme.

“Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe”, u përgjigjet këngëtarja ndjekësve të saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
