Stresi dhe Kejsi prej disa kohësh po jetojnë në distancë.
Kjo ka sjellë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, megjithatë nuk e ka zbehur dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Stresi mezi po pret ta shohë Keisin dhe i dedikoi disa vargje romantike në Instagram, duke i shprehur dashurinë publikisht.
“Ditën që do të shoh në sy, krejt botën kam me ta thy për kry!”- shkroi ai, duke i premtuar Kejsit se dhe botën do të shkatërrojë për të.

Në një intervistë së fundmi, reperi sqaroi të vërtetën e marrëdhënies së tyre duke u shprehur se duhen në distancë.
Ai tha se mbajnë kontakte dhe mundohen që të jenë bashkë, megjithatë kjo sipas tij është e vështirë për shkak të largësisë.

Stresi u shpreh se prej një viti nuk janë parë me njëri-tjetrin për shkak se Kejsi jeton në Kanada aktualisht dhe periudha e pandemisë i ka penguar akoma më shumë të jenë bashkë.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Nuk mund të them që jemi në një pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po i bëjmë përpjekjet, por tani të shohim. Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë të bëhemi prapë bashkë, është shumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston shumë por tani të shohim. Periudha e pandemisë na ka bllokuar shumë,”– tha reperi i ftuar ne “Edicioni veror’.
/Panoramaplus.al


