5 Shtator, 2022

“Larg syri i keq”/ Pasi zbuloi gjininë e fëmijës, Einxhel Shkirës i ndodh e “papritura” (FOTO)


Einxhel Shkira qenka supersticioze dhe këtë e tregoi më së miri me storin e fundit në Instagram.

einxhel shkira (4)

Moderatorja dhe partneri i saj një ditë më parë zbuluan gjininë e fëmijës së tyre me anë të një feste private, ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të afërt.

Pas kësaj Shkira ka postuar një vazo të thyer përtokë teksa shkruan: “Larg syri i keq.”

Siç duket edhe Einxhel i beson bestytnitë, ku sipas tyre pas çdo gjëjë të bukur duhet të thyesh diçka që ajo të marrë fatin e keq.

Kujtojmë që gjatë “gender reveal-it” u zbulua që ish-banorja e Big Brother Vip dhe Dagzi do të bëhen prindër të një djali. Dyshja kanë folur më pare në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatzënisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ia thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.

© Panoramaplus.al