Ndonëse ajo i mohoi zërat se është në pritje të ëmbël, fotot e fundit të Xhensila Myrtezajt që po qarkullojnë në rrjetet sociale ngrejnë dyshime për të kundërtën.

E gjitha nisi nga një foto e postuar nga këngëtarja e njohur nga pushimet e saj dhe familjes në SHBA. Në foton në fjalë ajo pozonte me Ajkën e cila i shihte barkun. Këto poza zakonisht i kemi parë që nënat i realizojnë me fëmijët e tyre kur janë në pritje të ëmbël, andaj menjëherë njerëzit nisën të komentojnë se ajo do bëhet nënë sërish.

Megjithtë, Xhensila reagoi duke thënë se lajmi nuk është i vërtetë, kur u kontaktua nga “Prive”. “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose nëj motër është në plane, por ky nuk qenka moment”- kishte thënë ajo në prononcimin e saj.
Por, në pamjet e mëposhtme që qarkullojnë në rrjetet sociale nga një prej koncerteve të fundit të saj në kontinetitn amerikan tregojnë të kundërtën. Xhensila dukshëm ka shtuar në peshë dhe barku i saj është më i rrumbullakosur.

Madje, nëse do i krahasonim këto foto me ato që ajo vet poston në rrjetet sociale, diferenca është e dukshme. Në Instagram Xhensila duket e tonifikuar dhe në super formë, mirëpo diferenca ëstë mëse e dukshme.

Megjithatë, nuk dihet nëse ajo është shtatzënë apo thjesht ka shtuar në peshë. Por duke marrë parasysh se sa kujdeset Xhensila për fizikun e saj, hipoteza e dytë nuk bënë dhe shumë sens. Personazhet publike zakonisht e fshehin lajmin kur janë në pritje të ëmbël për muaj të tërë dhe Xhensila kështu bëri edhe kur ishte shtatzënë me Ajkën.
Në një intervistë para pak javësh, Xhensila tha se kanë plane të zgjerojnë familjen. Ajo rrëfeu do dëshiron të sjellë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë: Një vajzë dhe një djalë.
“Këto janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë? Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun.”-tha ajo asokohe.
Nëse ka ardhur momenti që Ajka të bëhet me një motër ose vëlla, nuk dihet ende.
© Panoramaplus.al
