18 Gusht, 2021

Lanë pas rivalitetin? Veprimi i fundit i Rita Orës për Dua Lipën habit fansat e artisteve shqiptare


Dua Lipa dhe Rita Ora prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën e kjo situatë ka bërë që dy artistet shqiptare të mos vijnë me një bashkëpunim për fansat e tyre. Megjithatë, veprimi i fundit i Ritës, duket se kërkon të “zbusë gjakrat” me Duan.

rita ora dua lipa (3)

Trajneri i Orës ka publikuar në Instastory një vide, në të cilën këngëtarja shihet duke u strëvitur në palestër për t’u kujdesur për linjat trupore. Mirëpo, në sfond dëgjohet kënga e Lipës, e titulluar “One Kiss”.

Është e pamundur që ky detaj t’i ketë shpëtuar aktores shqiptare, pasi ajo e ka ripublikuar videon në Instastory-n e saj. Ndërkohë, Dua nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë video.

Disa muaj më parë, Bebe Rexha foli për rivalitetin e madh mes Ritës dhe Duas dhe u shpreh se nuk beson që marrëdhënia mes tyre do të rregullohet ndonjëherë. Kjo sepse ajo është përpjekur gjithmonë që “nxisë paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar gjithmonë.

Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.

rita ora dua lipa (2) dua lipa (12) dua lipa (5) dua lipa (6) dua lipa (8) dua lipa (13) dua lipa (8) dua lipa (9) dua lipa (12) dua lipa (4) rita ora (3) rita ora (2) rita ora (13) rita ora (16) rita ora (3)

© Panoramaplus.al