“West Side Family”, padyshim ka qenë dhe do të mbetet një nga grupet muzikore më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Edhe pas ndarjes tragjike nga jeta të Dr. Florit, dy pjesëtarët e tjerë të grupit, Landi Hysi dhe Armir Shahini, kanë vendosur që ta çojnë përpara atë.

E teksa këndojnë këngët e vjetra të tyre, por edhe projektet e reja, Landi dhe Armiri nuk harrojnë asnjëherë që të kujtojnë mikun e tyre, Florin, në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.
E në ditëlindjen e Landit, Armiri ka vendosur që kolegun e mikun e tij ta urojë pikërisht me fjalët e Dr. Florit.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im. Jeta shkon, kshu është e kshu do të jetë gjithmonë, cit Dr.Flori. Jemi bashkë sot e përgjithmonë”, shkruan këngëtari teksa ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Landin.
“Xhik je i modh!”, ka qenë përgjigja e Hysit, i cili e ka ripostuar foton në profilin e tij në “Instagram”.


