Kiara Tito lançoi disa ditë më parë linjën e saj të rrobave të banjos por menjehërë pas kësaj në rrjet nisën akuzat se moderatorja i ka kopjuar modelet e tyre tek një brand i huaj.

Ndër të tjera thuhej se brand-i e ka hedhur në gjyq moderatoren mirëpo ish-banorja e ‘BBVIP’ i mohoi këto zëra për ‘Top Channel’ ku u shpreh se e gjitha ishte një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni. (kliko këtu)
E duket se këtë situatë e ka ironizuar dhe gazetari i njohur Bledi Mane. Ish-banori i ‘BBVIP” ka publikuar në Instagram një burrë të zhveshur teksa krahaa saj shkruan:
“Të dashur miq, më në fund nxora edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underëear Unisex”.
Kujtojmë që Bledi Mane ka pasur disa përplasje me Kiarën gjatë periudhës që ishin brenda Big Brother VIP dhe jashtë saj.


