Lana Del Rey i ka surprizuar të gjithë fansat e saj së fundmi kur u pa duke punuar si kameriere në një Waffle House në Alabama.

Këngëtarja e cila prej disa kohësh është larguar nga skena, u pa duke bërë kafe dhe duke marrë porosi në restorant.

Ylli u shfaq e veshur me uniformën blu të kompanisë dhe mbante një distinktiv me emër të verdhë, ndërsa ishte e zënë pas banakut.

“Lana Del Rey shkoi për të vizituar restorantin “Waffle House” dhe përfundoi duke veshur uniformën për t’u shërbyer fansave,” pohoi një burim në një postim në Instagram të enjten.


