26 Tetor, 2018

Lamtumirë flokët biondë! Luana Vjollca bën ndryshimin rrënjësor në look, ja si duket moderatorja seksi (VIDEO)


Pak ditë më parë fotografi Flamur Llazi publikoi një foto që zbuloi se moderatorja Luana Vjollca kishte hequr dorë nga flokët biondë. Ajo kishte bërë një ndryshim rrënjësor, pasi u shfaq në foto me flokë të zinj.

E në fakt fansat e moderatores ishin në mëdyshje nëse ajo vërtet e ka bërë një ndryshim të tillë, apo ishin thjesht paraku.

Por mesa duket Luana me të vërtetë i ka bërë flokët e zinj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka postuar në “Instagram” një video ku ajo shfaqet me look-un e ri.

Ajo ka publikuar prapaskenat e puntatës së ardhshme të emisionit “Shiko Kush Luan”, ku lajmëron se e shtuna do t’i dedikohet festës së “Halloween”-it.

Ndërkohë komentet e ndjekësve të saj në këtë video kanë qenë tejet pozitive, duke e pritur mjaft mirë ndryshimin e Luanës.

Por le të presim nëse ajo do të qëndrojë për një kohë të gjatë brune, apo është vetëm një eksperiment i momentit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al