15 Korrik, 2022

Lajmi për arrestimin e tij në Suedi bëri bujë të madhe, Drake sqaron si qëndron e vërteta


Bëri bujë të madhe lajmi i para disa ditësh se Drake ishte arrestuar në Suedi.

Së fundmi ekipi i afërt i reperit ka dalë me një njoftim për të qartësuar të gjithë lajmet.

Burime pranë Drake u shprehen për “Hollywood Reporter” se autori i hitit “God’s Plan” nuk ishte arrestuar dhe se gjendej në një hotel në Stokholm.

Sipas disa postimeve të shpërndara në Instagram, Drake mbërriti në aeroportin “Arlanda” të Suedisë të mërkurën pasdite (13 korrik), duke fluturuar në aeroplanin e tij privat “Air Drake”. Ndërsa ishte në Suedi, u raportua se Drake vizitoi lagjen Östermalm të Stokholmit dhe u ndal në restorantin Ciccio për të darkuar.

Deri tani, është e paqartë pse Drake ndodhet në Suedi.

“Duhet të filloja diku”, ky ishte përshkrimi i disa fotove të Drake disa ditë më parë, njëra prej të cilave tregonte atë përpara një dere ku shkruhej viti 1503 – dhe që ka qenë apartamenti i tij i parë në Toronto, Kanada. Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, përmendi më parë apartamentin e tij të parë në këngën e tij hit të vitit 2015, “Know Yourself.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Postimi tërhoqi vëmendjen e Bezos i cili i la kanadazit edhe një koment. “Filluam nga fundi, tani jemi këtu,” tha Bezos duke iu referuar hitit të madh të Drake në 2013. “Jeff di për njeriun me të cilin askush nuk mund të bisedojë me mua sot!!! Big Bezos në komente,” u përgjigj Drake.

© Panoramaplus.al