18 Shtator, 2022

Lajmet e lidhjes së Leonardo DiCaprio me Gigi Hadid ‘zgjojnë’ Zayn Malik! Këngëtari kërkon ribashkimin me ish-partneren


Zayn Malik po përpiqet të rifitojë Gigi Hadid mes spekulimeve për romancën e saj të re me aktorin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio. Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton ‘Hollywood Life’.

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n,” tha burimi i brendshëm për botimin. “Ata janë në marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të.”

Kjo vjen mes të thashethemeve se Gigi është lidhur me yllin e Titanikut, i cili ka qenë kryefjalë e mediave për rregullin e tij të çuditshëm të lidhjeve me vajza “nën 25-vjeç” që nga ndarja e tij me Camila Morrone.  Dhe megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe fituesi i Oskarit, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, një burim tregoi për E! News ku qëndrojnë aktualisht dy yjet botërorë.

 “Leo ka pyetur miqtë e përbashkët për Gigi-n dhe dëshiron ta njohë atë. Ata janë shoqëruar disa herë dhe ai është i interesuar”,  shpjegon burimi i afërt me aktorin e Titanikut.  Megjithatë, siç theksojnë burimet, ata nuk janë në një marrëdhënie “të konsoliduar”. “Gigi po argëtohet me të. Ajo nuk është e interesuar për asgjë serioze”- thotë burimi i brendshëm për Hadid, i cili ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish- Zayn Malik.

Ky zbulim i dyshes vjen vetëm disa ditë pasi ata u panë së bashku në New York City. Siç  raportoi Daily Mail në fillim të kësaj jave, Hadid dhe DiCaprio së fundmi dolën për një event në Casa Cipriani në mes të Javës së Modës në New York. Para këtyre fotove, një burim i afërt me Hadid tha se, “Gigi dhe Leo janë shoqëruar disa herë dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin. Gigi mendon se ai është një djalë shumë i lezetshëm.” Burimi shtoi gjithashtu se “shumica e takimeve të tyre kanë ardhur nga të qenit në të njëjtat rrethe shoqërore në festa të ndryshme”. 

Malik dhe Hadid, të cilët janë prindër të vajzës Khai, dikur ishin një nga çiftet më të dashur të Hollywoodit, të cilët u takuan nga viti 2015 deri në vitin 2021. Romanca e tyre më në fund përfundoi pasi këngëtarja hpati një sherr fizik me mamanë e modeles Yolanda Hadid.  Muaj më parë, në “Ditën e Baballarëve” ajo ndau një foto të Zayn duke luajtur me vajzën e tyre, Khai. Krah saj, supermodelja shkruan: “Gjithashtu edhe babait të Khait.”

Ky veprim erdhi vetëm pak ditë pasi ish-anëtari i ‘One Direction’ ndau në Instagram një postim të ish-partneres për përdorimin e armëve në SHBA. Supermodelja dhe Zayn ishin në një lidhje për gati gjashtë vjet përpara se të ndaheshin në mënyrë diskrete në tetor 2021. Ndarja e tyre ndodhi pasi u raportua se Yolanda e akuzoi Zaynin se e kishte goditur gjatë një mosmarrëveshjeje. “Zayn dhe Gigi janë ndarë në heshtje”, tha një burim për E!News asokohe. “Ata kishin probleme për një kohë dhe u përpoqën t’i kuptonin, por thjesht nuk funksionoiZayn vazhdon të jetë shumë i përfshirë në jetën e Khai-t dhe ai dhe Gigi ende kujdesen për njëri-tjetrin”.

Gigi dhe Zayn patën një marrëdhënie të vështirë edhe para se të mirëprisnin vajzën e tyre tashmë 1-vjeçare, Khai, në shtator 2020. Dyshja fillimisht u ndanë në qershor 2016, por u kthyen së bashku pas vetëm disa ditësh. Ata përsëri ndanë rrugët në mars 2018 vetëm për t’u pajtuar një muaj më vonë. Më pas u ndanë përsëri në janar 2019, por u kthyen së bashku në janar 2020, duke u bërë më pas prindër.

Problemet e tyre familjare arritën kulmin më 29 shtator 2021, kur Zayn pati një grindje me Yolanda në shtëpinë e tij në Pensilvani. Ish-modelja holandeze paditi ish-dhëndrin se “e shtyu në një komodinë, duke shkaktuar ankth mendor dhe dhimbje fizike“. Ai dyshohet se gjithashtu e shau Yolandën dhe e quajti atë “një z*skë holandeze” duke i kërkuar të qëndrojë larg vajzës së tij.

Fillimisht, Zayn pohoi se raportet se ai kishte goditur Yolandën ishin ‘akuza të rreme’, por megjithatë vendosi të mos i kundërshtont. Në një deklaratë në Twitter, ai shkroi, “Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një vend të sigurt dhe privat ku vajza ime të rritet. Një vend ku çështjet private të familjes nuk hidhen poshtë. Në një përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë për të, pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, i cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partneri im ishte larg.”

© Panoramaplus.al