Zakonisht në periudhën e festave, artistët kanë fitimet më të mëdha pasi janë prenotuar për të performuar në skenat e klubeve të natës kudo në botë.

Capital Ti sot duhej të performonte në një lokal në Nju Jork, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.
Reperi i njohur nga Kosova njoftoi fansat e tij nëpërmjet një postimi në “Instastory” se nuk ka arritur që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të disa problemeve me dokumentacion.

“Me keqardhje ju njoftoj se për eventin e parashikuar të ndodhë nesër në New York/Stage 48, unë s’do të kem mundësi të marr pjesë për shkak të dokumentacionit dhe vonesave si pasojë festave të fundvitit. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre të cilët kanë bërë plane të vijnë dhe të kënaqen me ne, ju premtoj që shumë shpejt do të vij në NY me një event shumë special edhe më të mirin për të gjithë. Ju dua”, sqaroi reperi.

Ndërsa nga ana tjetër Capital T ka njoftuar të gjithë fansat e tij se do ta mbyllë vitin 2018 me një projekt të ri.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
