30 Maj, 2019

Lajm i trishtë për artin shqiptar, ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës


Një lajm i trishtë vjen këtë të enjte për botën e artit dhe kinematografisë, ndërsa njoftohet se është ndarë nga jeta aktori Muhamet Liko.

Pjesë e grupit të njohur dhe shumë të dashur për publikun, parodistët e Vlorës, Liko ka bërë për vete publikun me qindra role dhe skeçe.

Aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, ditën e sotme në Itali, ku ndodhej për një vizitë mjekësore.

Mësohet se virtuozi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në zemër, të cilën nuk e ka mundur dot.

© Panoramaplus.al