Buta cilësohet si një ndër reperët më të suksesshëm në estradën muzikore, i cili po korr suksese të një pas njëshme.

Ka disa vite që artistit është martuar me partneren e tij Fjolla, ku kjo e fundit nuk është ndonjë personazh Vip.

Mirëpo mesa duket së shpejti reperi do të bëhet baba për herë të parë, sipas disa burimeve për “Indeksonline”.

Çifti janë parë në spital dhe sipas burimeve dukej qartë barku i rrumbullakët i Fjollës.
Megjithatë lajmi i ëmbël nuk është konfirmuar akoma nga dyshja.



