Këngëtarja e famshme Lady Gaga i ka habitur të gjithë fansat e saj një ditë më parë. Ajo ka anuluar koncertin e saj vetëm 20 minuta përpara se të ngjitej në skenë. Shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e këngëtares.

Në një postim në ‘Instagram’ ajo shpjegon shkakun:
“Jam e shkatërruar nuk mundem të përformoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, ka shkruar Gaga.
Megjithë gjendjen e keqe shëndetësore të këngëtares, fansat e saj të cilët kishin prerë biletat e mezi prisnin që ajo të performonte, u shprehët të zhgënjyer.


