10 Nëntor, 2022

“Hala në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës..”/ Kë po ironizon Majk?


Reperi i njohur  Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Bardhin, me titull “Përgjithmonë”.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në vetëm 10 ditë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

Bardhi dhe Majk e bëjnë të ditur datën e publikimit të këngës së re

Ka qenë vetë, Majk ai i cili së fundmi ka ndarë në InstaStory një pamje të statistikave, të cilat dëshmojnë se përqindja më e madhe e klikimeve vjen nga zonat e banuara me shqiptarë. Ai gjithashtu ka lëshuar edhe një thumb për të gjithë kolegët e tij.

Ndërkohë, Majk  po përflitet për një lidhje me  Melisën e programit “Përputhen”. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një hotel në Tiranë.  Sa i takon marrëdhënies me Majk, Melisa tha se janë takuar rastësisht në hotel.” Jo(Nuk ka asgjë). Madje na çuan edhe në hotel. Ka qenë dhe një rastësi kur jemi takuar. Madje dhe te fotot duket që gjithësecili është në punën e tij, thjesht jemi përshëndetur. Jemi njohur nga rrjetet sociale, thjesht kemi thënë suksese edhe kaq, gjëra shumë normale që fliten mes kolegësh.”

Reperi Majk është një nga artistët më të dashur të publikut për shkak të këngëve dhe zërit të tij të veçantë që pjesën më të madhe të projekteve e bashkëpunimeve i ka kthyer në më të preferuarat e të gjithëve. Ndërkohë, fama e Majk, ka nisur që me grupin e mirënjohur shqiptar “Babastars”, i cili përbëhej nga emra të famshëm të repit shqiptar si Gheto Geasy, Majk, Onat, Skivi, Agon Amiga dhe shumë të tjerë.

Teksa nuk ka patur më bashkëpunime dhe emri i grupit nuk është përmendur më, të gjithë menduan se pati një shpërbërje apo konflikt midis djemve. Mirëpo Majk e sqaroi një herë e mirë këtë gjë, duke u shprehur se emri i grupit nuk egziston më, pasi nuk është më “koha e grupeve”.

© Panoramaplus.al