23 Shtator, 2019

La bashkëshortin për një femër, këngëtarja e famshme i jep fund lidhjes së re (FOTO)


Pas një muaji romancë, Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Pasi këngëtarja e famshme u nda nga bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, u fotografua duke u puthur me Carter. Një burim për “People” ka thënë se Cyrus “nuk dëshiron një lidhje serioze”.

Burimi ka shtuar se “Miley dhe Kaitlyn u ndanë. Ato kanë qenë mike gjithmonë dhe janë aty për njëra-tjetrën”.

Nga ana tjetër kujtojmë se dyja vajzat e famshme, i dhanë fund martesave me partnerët në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja njoftoi se ishte ndarë nga Liam pas tetë muajsh martesë dhe konfirmoi lidhjen e re në gusht, gjatë pushimeve në Itali.

© Panoramaplus.al