
Nuk do të ketë një martesë në familjen Kardashian-Jenner së shpejti, pavarësisht se fansat besojnë se Kylie Jenner do të shkojë drejt altarit për t’u martuar me Travis Scott.
Thashethemet u përhapën këtë javë me fansat të bindur se themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ festoi festën e beqarisë në Craig’s me motrat e saj kur ajo ishte e vetmja e veshur në të bardhë. Më pas, fansat besuan se gjetën regjistrin e Jenner-it që i përkiste “Cactus Jack”, që është emri i markës diskografike të Scott dhe “Mother Goose” me një datë dasme më 10 dhjetor 2022.

Regjistri përfshinte artikuj që vetëm një miliarder do t’i kërkonte – sikur një miliarder do të kishte një regjistër – si një skulpturë Daum Crystal Jardin du Cactus që do t’i kushtonte një mysafiri më shumë se 36,000 dollarë. Megjithatë, një përfaqësues i 24 vjeçares ka thënë për ‘Page Six’ se regjistri nuk i përket asaj. Përfaqësuesi gjithashtu konfirmon se darka familjare nuk ishte një festë beqarie.
@kyliejenner♬ original sound – Gabrielle❤️
Sqarimi vjen pasi Kourtney Kardashian mohoi thashethemet se Kylie ishte fejuar, pasi një llogari në rrjetet sociale që pretendonte se ishte djali i saj Mason deklaroi: “Çkemi djema! Jam Mason. Këtu është një përditësim mbi jetën tonë. Kylie po martohet dhe… kjo është arsyeja pse ajo është e vetmja e veshur me të bardha!!!”
Mirëpo, përmes një statusi Kourtney shkroi se llogaria nuk i përket Mason. “Përshëndetje të gjithëve, shpresoj se po kaloni një të enjte të bukur. Të gjithë duhet ta dini se NUK është Mason në këto llogari të rreme, por disa prej jush nuk e dinë. Kështu që unë do ta shpreh qartë. NUK është Mason në këto llogari të rreme të mediave sociale që flet për familjen tonë.”-shkroi ajo.
Hello everyone, hope it is a beautiful Thursday. After months and months of thinking you would all know that is NOT Mason on these fake accounts, some of you don’t. So I will spell it out clearly : that is NOT Mason on these fake social media accounts talking about our family.
— Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) July 21, 2022
Jenner dhe reperi i “Sicko Mode” kanë pasur një lidhje me ulje-ngritje që kur mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Stormi, në vitin 2018, por ata u rikthyen bashkë në vitin 2021 para se ajo të mbetej shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Ajo ende nuk e ka zbuluar emrin e ri të djalit, i cili lindi në shkurt.


