16 Korrik, 2022

“Ky Donaldina është tallur shumë”/ Monika Lubonja sqaron raportet me Donald Veshajn, aktorja i përgjigjet komentuesit


Ndonëse nuk dihet se si mund të jetë marrëdhënia e saj me Donald Veshajn, Monika Lubonja shprehet e bindur se ai nuk është tallur me të gjatë kohës së ‘Big Brother VIP’.

Aktorja ka shpërndarë në TikTok një video ku shihet me PM dhe Donaldin duke kënduar dhe kërcyer me këngën ‘Dale’. “Një nga momentet më të bukura që kam kaluar në shtëpi. Të dy çuna zemër”- shkroi Monika krah videos.

 

@monikalubonja♬ original sound – Monika Lubonja

Mes shumë komenteve dikush i shkruan aktores: “Ky Donaldina është tallur shumë me ty”. Komenti ka marrë edhe vëmendjen e Monikës e cila e ka mohuar diçka të tillë. “Jo, ai ka bërë shaka. Pra, të dy i kemi shijuar ato momente, përveçse kur ai më trembte.”

Edhe pse aktorja e mbylli “Big Brother VIP” me marrëdhënie shumë të mira me Donaldin, së fundmi nuk i ka kursyer kritikat dhe ka bërë disa deklarata të papritura. Në një intervistë në “Mirage”, ajo u ndal te trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, duke thënë se mes këtyre dy të fundit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-showt.

Mirëpo, Monika u shpreh se Bora dhe Donaldi po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.

Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha ajo duke shtuar se “Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin.”

Në një intervistë të fundit, Monika tha se ‘telenovelë turke’ ishte thjesht metaforë. “Ne fiksohemi pas serialeve turke. Filmi është metaforë për të thënë se është histori e bukur. Edhe sot po ta marrë në telefon Donaldi do të thotë se e kemi lënë për një kafe.”-u shpreh ajo.

Nga Donaldi nuk ka patur asnjë reagim por ai tha gjatë një episodi të ‘Më lër të flas’ se njerëzit duan të marrin vëmendje duke përmendur emrin e tij.

© Panoramaplus.al