16 Tetor, 2022

“Kushdo që tenton të…”/ Fifit i ndodh e papritura, këngëtarja grabitet në mes të Manhatanit


Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur si Fifi, prej ditësh ka treguar se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerin e saj Adis Patushin.

Së fundmi këngëtarja ka treguar se ka rënë pre e një vjedhjeje në Manhattan. Nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj, Fifi i ka lajmëruar të gjithë për çfarë i ka ndodhur teksa bën të ditur se deri në momentin që do të kthehet në Shqipëri nuk do të ketë telefon.

“Loçkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruaj ose të më marrë, mos u lodhni. Derisa të vi në Tiranë Fifi është pa numër”- shkroi artistja.

Kujtojnmë që Fifi po shijon çdo moment krah partnerit të saj, biznesmenit të njohur, Adis Patushi. Çifti po e jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Ata nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

© Panoramaplus.al