10 Janar, 2022

“Kush të ndau prej meje?”- Beatrix “i mori” Donaldin, si reagoi Bora Zemani kur e ngacmuan këngëtarët! Ç’ndodhi mes çiftit pas parashutës me datën e lindjes së moderatores


Moderatorja Bora Zemani festoi 30-vjetorin e lindjes në një festë të organizuar me miqtë e saj.

bora zemani7

Dhë në ditën e saj të lindjes, fansat e prezantueses s’ka lënë pa “ngacmuar” ish të dashurin e saj, Donald Veshaj, të cilit i kanë dërguar në shtëpinë e Big Brother një parashutë ku shkruhej: “Dashuria kurrë nuk duhet të jetë një sekret, 9 janar”.

Screenshot_2-27

Pas kësaj, aktori i ka shpjeguar të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj kuptimin e kësaj date dhe këngëtarja e ka mirëkuptuar Donald Veshajn.

“Është historia jote. Është një gjë që e ke jetuar, është pjesë e jotja. Mërzitem për budalliqe këtu, jo për gjërat jashtë”, tha ajo gjatë bisedës me aktorin, me të cilin nisi romancë gjatë qëndrimit në BBV.

-800-0-61afbbee290a3

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Bora Zemanit s’kanë lënë pa ia kujtuar faktin që Beatrix Ramosaj i mori nga duart partnerin e saj, gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së BBV.

Gjatë festës së ditëlindjes së moderatores, këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno kanë afruar moderatoren pranë vetes dhe nisën të këndonin këngën: “Kush të ndau prej meje, kush ta mbushi mendjen?”

bora zemani.

Por, Bora Zemani është larguar nga dy këngëtarët duke qeshur dhe e ka marrë situatën me sportivitet, ose të paktën kështu dukej para kamerave.

/Panoramaplus.al

bora zemani2bora zemani3

© Panoramaplus.al