Videoja e djeshme në të cilën moderatorja e ‘Apollonia Tv’ shau në ekran, duket se ka future në ‘garë’ edhe të tjerë figura të njohura të televizionit.

Një tjetër video duke sharë në tv, është publikuar sot në ‘Instagram’. Moderatori dhe aktori i humorit Donald Veshaj ka publikuar një pjesë të emisionit ‘3-shat’, ku ka qenë i ftuar Arjon Muça, ish-banor i ‘Big Brother’.
“Kjo është e sharë në ekran. Të mbushet goja. Respekte ju që më mbështetët në këtë projekt dhe nuk më latë asnjëherë që të më binte besimi që kisha!”, shkruan Donaldi.
Ndiqni videon:
© Panoramaplus.al

