5 Dhjetor, 2018

“Kush na ka mallkuar?”, Flor Mumajesi sëmurët një ditë para performancës  në “Kënga Magjike”


“Plas” titullohet kënga e kantautorit të dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi, i cili konkurron në festivalin “Kënga Magjike”.

Kënga e tij u prit mjaft mirë nga fansat të cilët kishin humbur shpresat për rikthimin e Florit te ky festival.

“Plas” arriti që të fitonte zemrat e fansave dhe Mumajesi do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales, nesër më 6 dhjetor.

Pak më parë, këngëtari publikoi një video e cila fillimisht duket e zakontë. Por më pas Flori lëviz kamerën nga pjesa e krahut, teksa tregon se po merr serum.

“Kush na ka mallkuar?”, shprehet këngëtari ndërsa më pas qesh. Ndërkohë videon e shoqëron me fjalët: “Gjithsesi do t’ia dal deri nesër”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al