
Që Mozzik i pëlqen të aludohet për të dhe të jetë qendra e vëmendjes kjo dihet tashmë. E kemi parë jo vetëm në marketingun e përdorur gjatë lidhjes me Loredanën, por edhe pas ndarjes.
Këtë verë ai ka luajtur me statusin e tij duke thënë herë se është beqar, e herë duke publikuar foto me vajza të ndryshme. Ka qenë një video e publikuar nga ai në Instagram që ka marrë vëmendjen e fansave së fundmi.
Ai ndodhet me pushime siç ka treguar në Instagram ku ka publikuar video duke u larë në mes të detit. Por, ka marrë vëmendje fakti që videon e ka regjistruar një vajzë zëri i të cilës dëgjohet edhe në sfond. Gjithsesi nuk dihet nëse është partnerja e reperit apo jo.
“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa javësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi më pas një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.
Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mirëpo, ai realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje. ‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tij me Loredanën kjo e fundit ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.
Kujtojmë që rreth një vit më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.


