11 Shtator, 2020

Kush është vajza misterioze që po shoqëron Burint Imerin në Paris?


Është një ndër këngëtarët e rinj, i cili u bë i famshëm dhe rrëmbeu zemrën e publikut në fare pak kohë.

Butrint Imeri duket se nuk është i mirë vetëm për këngët që bën, të cilat i kthehen në hite, por edhe për të na ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me jetën e tij private.

24-vjeçari shpesh shihet nën shoqërinë e ndonjë vajze duke na bërë gjithnjë e më shumë kuriozë.

Edhe pse romanca për të cilën është komentuar më gjatë është ajo me moderatoren Kiara Tito, këngëtari e ka mohuar gjithmonë diçka të tillë.

Së fundmi, ai ndodhet në Paris, nga ku ka publikuar disa video për ndjekësit e tij në rrjete sociale. Në njërën nga videot, ai shfaqet në makinë dhe në pamje të parë çdo gjë duket në rregull.

Por nëse e shihni më me kujdes, do të vini re se në xhamin e makinës duket hija e një vajze, e cila po regjistron videon.

Ende nuk dihet se kush është vajza që po e shoqëron Butrintin, prandaj na mbetet të presim ndonjë postim tjetër, për të gjetur detaje të reja.

Së shpejti, ai pritet të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Nora Istrefi dhe të dy kanë postuar disa imazhe nga xhirimet, ku shfaqen të shtrirë mbi re. Kënga titullohet “Dy zemra”.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al