Kidda është emër i ri në industrinë e muzikës. Reperi u bë i njohur për bashkëpunimin e tij më të fundit me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Së fundmi ai ka zabulluar se ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren shqiptare, Tuna Sejdi.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin NIN, ai ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj private. Gjatë intervistës Kidda është vënë në siklet kur moderatori e pyeti që të thoshte emrin e një personazhi të njohur që ai ka refuzuar që të bashkëpunojë me të.

“Me Tunën s’kam pranuar”, ka thënë reperi duke i habitur të gjithë me përgjigjen e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
