Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, mundohet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj në Instagram. Ditën e sotme, ajo vendosi t’i japë një listë të gjatë me pyetje fansave të cilët pasi të zgjidhnin, Egli do u kthente përgjigje.

Një ndër pyetjet që iu drejtuan Takos ishte “Kush është personi që di çdo gjë për ty?”. Ndonëse shumë mund të mendojnë se bëhet fjalë për aktorin e humorit, pra Olsin, në fakt, përgjigja e saktë nuk është kjo.

Egli shkroi “Mama ime”, duke nënkuptuar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të ëmën.
Këngëtarja tregoi se dy gjërat që e mërzisin më shumë janë “mosmirënjohja dhe problemet shëndetësore”.

Ndonëse shfaqet gjithmonë e buzëqeshur në rrjete sociale, Egli zbuloi gjatë bisedës virtuale se qan shpesh.
“Jam natyrë shumë e ndjeshme. Qaj shpesh”, zbuloi artistja.

Viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë për shkak të koronavirusit. E pyetur se çfarë i ka ngelur peng nga 2020-a, Tako tha: “S’ka qenë ndonjë vit për të pasur pengje. Lavdi Zotit ishim mikrë me shëndet!”.

Egli tregoi për herë të parë se vuan nga ankthi. Ajo shkroi se kohët e fundit ky është i vetmi problem që e streson.



