17 Maj, 2023

Kush është mesfushori që festoi ditëlindjen me barazim ndaj Partizanit ditën e sotme


Tirana dhe Partizani ndanë pikët në derbin kryeqytetas, në një sfidë tepër emocionuese. Mesfushori i bardhebluve Regi Lushkja feston ditëlindjen e tij të 27-të sot.

Një rastësi sa e bukur aq edhe emocionuese. Ndonëse skuadra e tij nuk u gëzua me fitore ata arritën të kenë një rezultat të kënaqshëm dhe kjo u cilësua si dhurata e tij e ditëlindjes.

“Është një barazim i kënaqshëm, sigurisht kërkonim fitoren pasi dhamë maksimumin”-shprehet ai

 

© Panoramaplus.al