Një koment i gazetarit Olti Curri në një fotografi të këngëtares Adelina Tahiri, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme.

Në foton ku Adelina shfaqej së bashku me bashkëshortin e saj, ajo kishte përdorur një lloj ekfekti që tregonte sikur Serjoza Markov kishte bërë make-up.

“Kush është bashkëshorti këtu?”, ishte komenti i Olti Currit, që habiti të gjithë. Për këtë arsye, “Prive” e ka kontaktuar Adelina Tahirin për të marrë një deklaratë nga ajo.

“Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ka thënë Adelina Tahiri në përgjigjen e saj për “Prive”.

Ndërkohë kujtojmë se gazetari është i njohur për ngacmimet që ju bën figurave të famshme shqiptare dhe ky koment duket të jetë i tillë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
