15 Nëntor, 2021

“Kush është i infiltruari”/ Rama nxjerr videon dhe zbulon çfarë ka bërë trupa hollandeze e xhirimit në Shqipëri: Përgatituni për një dallgë të pazakonshme…


Një trup xhirimi hollandeze ka përzgjedhur Shqipërinë dhe ka filmuar në vendin tonë 12 seri për sezonin e ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”.

Kryeministri Edi Rama ndau lajmin në rrjetet sociale dhe thotë se kjo do të bëjë që në sezonin e ardhshëm turistik Shqipëria të këtë “një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë”.

POSTIMI I PLOTE I RAMES

NJË LAJM I BUKUR?

U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve☀️??

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre?

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm?

© Panoramaplus.al