Prej kohësh, Enca përflitej për një histori dashurie me një të huaj. Të shumtë ishin ata që aludonin se këngëtarja kishte partner një “sheik”, duke “justifikuar” kështu vizitat e shpeshta në Dubai.

Megjithatë, vetë këngëtarja zbuloi partnerin e saj, Mickey Neblett. Pasi u zbulua lidhja e tyre, çifti mori guximin dhe u shfaq publikisht edhe në rrjetet sociale. Teksa të gjithë prisnin një miliarder në krah të këngëtares, bëhet me dije se Mickey Neblett është shtetas afrikan dhe punon si masazhist.

Ai është gjithashtu një bloger i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh publikon video nga puna e tij si masazher. Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit. Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në “InstaStory”.

“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentalitetin”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë.

E kur duket se çdo gjë po shkon mirë për këngëtaren, një kërkesë e pazakontë bëhet nga ajo. “Më duhet nje Enca në jetën time”, shkruan ajo duke mos komentuar më gjatë. Çifti është në një lidhje prej disa muajsh, duke përjetuar një histori pasionante dashurie, aq sa edhe e ka “detyruar” që ta publikojë këtë dashuri.


