17 Shtator, 2023

Kush është Heidi Baci, sipërmarrësja me origjinë shqiptare që u bë pjesë e “Big Brother Italia”


E lindur në vitin 1998 nga prindër shqiptarë, Heidi Baci ka jetuar gjithmonë në Pescara . Pas një të shkuare si modele (në vitin 2018 mori pjesë edhe në përzgjedhjet për Miss Italia, ajo u diplomua për bioteknologji në vitin 2019.

Me kalimin e viteve ajo është afirmuar si sipërmarrëse në sektorin detar, në veçanti është tregtare .

“Unë jam me origjinë shqiptare”– tha ai në klipin e prezantimit.

Nuk është e lehtë për Heidin të jetë një sipërmarrëse në botën e burrave, por me kalimin e kohës ajo ka mësuar  të mos dorëzohet kurrë. Në shtëpinë e Big Brother ka hyrë  single siç shprehet  biondja simpatike Baci .

“Brenda shtëpisë do të jetë një sfidë interesante sepse me pëlqen te hedh veten dhe te rrezikoj, por gjithmonë me buzëqeshje sepse kushdo qe ka guximin te qesh është zot i botes!“.- e mbyll prezantimin e saj Heidi.

 

© Panoramaplus.al