19 Qershor, 2022

Kush e ka bërë të ndihet më mirë mes Nevina Shtyllës dhe Dojna Memës? Ja si u përgjigj Graciano Tagani


“Harrohen të vjetrat, shihen të rejat”- tha Graciano Tagani kur u pyet për dy bashkëpunëtoret e tij Dojna Mema dhe Nevina Shtylla.

Vitin e kaluar ‘Just Dance’ u moderua nga Dojna ndërsa këtë vit nga Nevina. I pyetur sot në “E diell” se cila prej tyre e ka bërë të ndihet më mirë, balerini zgjodhi Nevinën.

“Përgjigja është Nevina Shtylla, absolutisht. Dojna ka qenë dashuri, kemi kaluar shumë kohë bashkë dhe i jam mirënjohës. Nga ana tjetër, Nevina ka qenë dashuri më vete dhe e di si është puna? Harrohen të vjetrat, shihen të rejat.”- tha ai duke qeshur teksa mu humor shtoi: “Dojna, po bëj shaka”.

Një moment i ëmbël ishte edhe ai kur Graciano i propozoi për martesë Argjira Spancës. Në fakt e gjitha ishte inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” ndonëse u duk shumë i vërtetë. Balerinit iu kërkua t’i propozonte partneres së tij në skenë dhe në jetë dhe propozimi ndodhi aty-për aty.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano para se të ulej në gjunjë dhe t’i propozonte me një unazë që ia dha Nevina Shtylla. Sigurisht përgjigja ishte ‘Po’ dhe në fund dhëndri puthi nusen:

© Panoramaplus.al