16 Qershor, 2020

Kush e bën ligjin në shtëpinë e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt? Këngëtarja flet për divorcin e prindëvrve dhe tregon si do i vendosë emrin djalit


Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.

Ata janë prindër të një vajze, të cilës ia kanë vendosur emrin Ajka.

Këngëtarja ka treguar kuptimin e emrit duke thënë se i doli në ëndërr, ndërsa zbuloi si do quante edhe djalin.

“Emri Ajka më ëshë shfaqur në ëndërr para se të merrja vesh gjininë e fëmijës. Ai lart e ka vendosur. Nëse do kishim një çun do ia vendosnim emrin Kajmak (shaka),”- u shpreh Xhensila.

Ajo tregoi edhe kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre.

“Nuk e bëj as unë as Besi. Në shtëpinë time Ajka e bën ligjin,”– tha Xhensila.

Ndërsa foli edhe për divorcin e prindërve të saj duke thënë se i do shumë të dy prindërit e saj.

Këngëtarja u shpreh se pavarësisht kushteve fëmijët duhet të rriten me dashuri.

“Mami ka mbushur çdo hapësirë të mundshme që më ka munguar në jetë. Nuk e di a do isha e aftë ta bëja po njësoj prindërimin siç e bëri vetë ajo, që ishte vetë nënë dhe vetë baba. E dua shumë mamin. Patjetër që edhe babin e dua shumë. Është shumë e rëndësishme, pavarësisht kushteve ku ndodhen njerëzit në kushte të caktuara, fëmija të ketë dashuri në vazhdimësi. Kjo shëron çdo plagë,”- tha Xhensila e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al