
Aktori i ri Kristian Koroveshi me veprën dramatike “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, do të sjellë në skenë artistët e mëdhënj Luiza Xhivanin dhe Ndriçim Xhepën.

Ky është një rikthim i shumëpritur i dy kolozëve të artit skenik të cilët së bashku me aktorin e ri Kristian Koroveshi, do të interpretojnë me shumë mjeshtëri këtë vepër për publikun artdashës.
Koroveshi është vlerësuar si si aktori i ri më i mirë në ‘Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit’.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Në një postim në ‘Instagram’. Koroveshi shkruan:
“E kam mbajtur te fshehte me padurimin per ta ndare, por edhe i trembur prej supersticionit qe ia them vetes ngahere “mos trego para se te ndodhe”. Mezi pres dhe iu ftoj ne nje nate endrre, ne nje dialog per dashurine, per ate te verteten, mistiken, fuqine qe leviz boten, shkruar 11 shekuj me pare dhe qe tingellon me aktuale edhe se sot, duket ideale, e paprekshme, por ne do e prekim bashke me Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa. “Ti je vepra e fshehtesive te Perendise” peshperin Rumi…
Une kete mund t’ia them vetem Luizes per te cilen fjala “perulje” eshte e paket. “Ti je deti i pafund me gure te cmueshem” thote perseri Rumi…
Kurse une duhet t’ia them Ndricim Xhepes”.

© Panoramaplus.al

