Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora një vit më parë kurorëzoi me martesë romancën e saj disa vjeçare me Taika Waititi.

Dyshja u martuan në fshehtësi në Los Angeles, ndërsa organizuan një dasmë private.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për revistën “Vogue”, këngëtarja ka rrëfyer më shumë rreth ditës së saj më të lumtur.
Ajo tha se fustani i saj i nusërisë nuk ishte bërë me porosi siç bëjnë të gjithë VIP-at, teksa tregoi se e kishte blerë atë në një ndër dyqanet e “Tom Ford”.
“Nuk e dija nëse fustani i duhur do të ishte në qytet dhe thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford. Ata e kishin dizenjuar në mënyrë të përsosur me vello, në madhësinë time, nuk nevojiteshin ndryshime për të. Dua të them, ishte sikur ishte menduar të ishte për mua, për të qenë e sinqertë.”- tha Rita.

Kujtojmë që romanca e tyre nis në vitin 2021 gjatë kohës që artistja shqiptare ndodhej në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku ishte pjesë e panelit të jurisë.




